Basketboll

IRVING S’MJAFTON, BROOKLYNI PËSON

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që ndeshja më interesante e mbrëmjes në NBA, ishte ajo në mes të Brooklynit e Minnesotas.

Se pse ishte e tillë, tregon faktin që fituesi i ndeshjes u përcaktua vetëm pas vazhimeve, pasi koha e rregullt mbaroi baraz 115-115. Përderisa në vazhdime triumfoi minimalisht skuadra e Minnesotas 126-127.

Në fitoren e Minnesotas, pikëshënuesi kryesorë ishte Anthony Towns që arriti 36 pikë, përderisa u dallua edhe Andrew Wiggins me 21 sosh.

E në anën tjetër, tek Brooklyni s’mjaftoi për fitore performanca e bujshme e super-transferit të sivjetm, Kyrie Irving që realizoi plotë 50 pikë. Por as LeVert që realizoi 20 pikë.

Vlen të ceket, se nga sivjet për 6 vjet rresht NBA-në, mund ta ndiqni vetëm dhe ekskluzivisht në ARTMOTION, adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë.

https://m.youtube.com/watch?v=neJAQLY6gm4

Komentet janë të mbyllura.