BERLINEZËT SHOKOJNË PANATHINAIKOSIN, MACCABI DËRRMON BASKONIAN NË UDHËTIM
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së tetë në Euroligë.
Alba Berlini e ka shokuar Panathinaikoin, duke e mposhtur në Athinë pas vazhdimeve 105-106, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz 88-88.
Në këtë fitore të madhe të Berlinezëve në mes të Greqisë u dalluan, Martin Hermannsson me 20 pikë e Rokas Giedraitis me 15 pikë.
E fitoren më të thellë deri më tash në stinorin e ri të Euroligës e ka arritur, Maccabi Tel Avivi që ka mposhtur në udhëtim Baskonian me shifrat e thella 83-113.
Koshashënuesit më të spikatur në këtë fitore të thellë të izraelitëve sonte ishin, Scottie Wilbekin me 20 pikë e Elijah Bryant me 19 sosh.
Komentet janë të mbyllura.