Basketboll

FEDERATA E BASKETBOLLIT MBËSHTETET NGA MINISTRIA E SPORTIT ME 248 MIJË EURO

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast është pritur nga kryetari i kësaj federate, Arben Fetahu.

Gjatë kësaj vizite ministri Gashi dhe kryetari Fetahu nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Sipas memorandumit të nënshkruar, Federata mbështetet nga Ministria me 248 mijë e 472 euro.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është mbështetja financiare e Federatës së Basketbollit në realizimin e synimeve dhe objektivave të saj për periudhën janar-dhjetor 2019, duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën e sportit dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Konkretisht, Federata e Basketbollit të Kosovës, mjetet financiare të pranuara do t’i shfrytëzojë për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femëror, avancimin e sportit cilësor, për mjekësinë sportive, për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për aktivitetet për minoritetet dhe sportin multietnik, për personat me aftësi të kufizuara, etj.

Me këtë rast ministri Gashi tha se “është kënaqësi e veçantë që jam sot në ambientet e Federatës së Basketbollit, një institucion shumë i rëndësishëm i zhvillimit të sportit. Është fat i mirë që jemi në një fazë shumë të rëndësishme  të sukseseve dhe rezultateve që ka pas kjo federatë dhe basketbolli në Republikën e Kosovës”.

Ai theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bëhet me një vullnet të madh dhe vjen si rezultat i sukseseve që i ka sjellë Kosovës basketbolli sidomos në fundin e vitit 2018 të cilin ministri tha se e konsideron si periudhë historike për basketbollin.

“Ne diskutuam edhe disa çështje të rëndësishme që na presin bashkë si Ministri e Sportit bashkë me  Federatën e Basketbollit në kuptimin e avancimit të infrastrukturës. Është fat i mirë që këtë vit kemi filluar dhe kemi përuruar dy palestra sportive të cilat kanë qenë për vite të pa përfunduara dhe tashmë Kosovës ia kemi dhënë njërën prej palestrave më të bukura siç ka qenë ajo e Rahovecit dhe ku u organizua kampionati, po ashtu edhe palestrën e Shtimes dhe besoj që për një periudhë të shkurtë do t’i kemi të përfunduara edhe palestrat tjera” , ku këtu përmendi se shumë shpejtë do të përfundoj palestra së Istogut, e Skenderajt, Deçanit dhe Kaçanikut duke njoftuar se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për palestrën në Dragash.

“Kjo bëhet në mënyrë që të gjitha komunave në Kosovë do t’i japim hapësira infrastrukturore për zhvillimin e sportit  e sidomos basketbollit, sport ky i cili i ka sjell shumë rezultate Kosovës”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se bashkë me kryetarin u dakorduan për mundësinë e ndërtimit të një palestre të re në Prishtinë duke thënë se është një projekt kapital i rëndësishëm për basketbollin dhe sporteve tjera

“Aktualisht në Prishtinë janë dy palestra, një Tetori dhe te pallati i Rinisë por nuk i plotësojnë kriteret e FIBA-s. Federata e ka marrë përgjegjësinë së bashku me Komunën për sigurimin e parcelës kurse ne me i nda mjetet në mënyrë që pas rishikimit të buxhetit në Qershor të krijohet mundësia të filloj.

Ndërkaq, kryetari i Federatës u shpreh po ashtu i kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi. Ai falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj sportistëve dhe për avancimin e basketbollit në Kosovë.

Ai po ashtu tha: “Ju siguroj se në tërë këtë punë që po bëhet në Federatën e Basketbollit ju keni vërtetë ndikim dhe merita. Shpresoj se zhvillimi i sportit do të përkoj me zhvillimin e Kosovës dhe vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë mjete në dispozicion për t’i ndihmuar fëmijët tanë, sportistët tanë dhe do të kemi edhe më shumë rezultate”.

Ai po ashtu falënderoi ministrin edhe për përkrahjen e dhënë për organizimin e vajzave U20. “Sivjet kemi edhe një organizim madhor në të vajzave të U20 të divizionit B dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi edhe më shumë organizime si ky por edhe të niveleve më të larta”, tha në fund kryetari Fetahu dhe ia dhuroi ministrit Gashi topin zyrtar me të cilin do të luhet kampionati në gusht.

Komentet janë të mbyllura.