Basketboll

ZALGIRISI DËRRMON DARUSSAFAKAN, VAZHDON LUFTËN PËR PLAY OFF

Prishtinë (AsistiOnline) – Fitore e lehtë për lituanezët e Zalgirisit, ka ardhur sonte ndaj turqëve nga Stambolli.

Zalgirisi ka mposhtur(94-67), sonte në shtëpi fare lehtë ekipin turk, Darussafaka. Duke e fundosur kështu në fund të tabelës. Përderisa, me fitoren e arritur vazhdon luftën me ekipet e tjera për play off.

Rol kyq në fitoren e Zalgiris Kaunas, sonte padyshim që kishin, Brandon Davies me 18 pikë, si dhe Deon Thompson, Nate Wolters si dhe Arturas Milaknis me nga 12 pikë secili.

Tek Darussafaka më i miri ishte, Jeremy Evans me 14 pikë.

Ndeshjen e sontme e karakterizoi dominimi i plotë i ekipit lituanez. Përderisa të katër çerekët i fitoi ekipi i Zalgirisit, por që dallimin më të madh e bëri në çerekun e dytë, ku pastaj nuk u ndal dhe e kontrolloi takimin deri në fund.

Në xhiron e ardhshme, Zalgiris Kaunas udhëton në Greqi për tu përballur me Olympiacosin. Përderisa Darussafaka e pret në shtëpi Bayernin.

 

Komentet janë të mbyllura.