Basketboll

LIPJANI DËRRMON BOREAN, SIGURON PLAY OUT-IN PËR MBIJETESË

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Lipjanit e ka mposhtur thellë(54-150) Borean e Pejës, në xhiron e 25-të të Superligës së Basketbollit tonë.

Ekipi i drejtuar nga Gyltekin Selimi, me fitoren e sotme ndaj Boreas, ka siguruar Play Out-in, që ju shton gjasat për mbetje në Superligë. Pasiqë me fitore eventuale ndaj ekipit të dytë, nga Liga e parë, mbetet në elitë.

Ekipi i Lipjanit e kontrolloi në tërësi takimin e sotëm, duke e mposhtur Borean në të katër çerekët e takimit(7-48, 13-33, 19-41, 15-28).

Në fitoren e sotme të Lipjanit, dy lojtarë arritën shifrat, triple-double. Michael Mitchel realizoi, 30pk, 13krc, 14ast, Musab Mala, 26pk, 13krc, 18ast. James Johnson me double, double(30pk, 12ast), si dhe Drini Rexha poashtu me double, double(18pk, 10ast).

Tek Borea pikë dyshifrore arritën vetëm dy lojtarë, Hamza Sylqa 12, si dhe Ilir Syla 11 sosh.

Pas kësaj fitore, Lipjani siguron ndeshjet e Play Out-it, që i jepin gjasa për mbetje në elitë. Përderisa, Borea me këtë humbje, vulos rënien në Ligën e parë.

Komentet janë të mbyllura.