Skuadra e Dritës nga Gjilani është rikthyer sonte në Superligën e Kosovës.
Ekipi gjilanas triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat të ngushtë 92-91.
Erris Zeneli shënoi dy pikët e fitores me vlerë Superlige për Dritën 5 sekonda para fundit e në aksionin e fundit Rron Dahyla përkundër një performance të madhe, nuk arriti të shënojë.
Jay Walker me 20 pikë, Adhurim Alijaj me 19 pikë dhe Adrian Ibishi me 18 tjera, ndihmuan sonte Dritën në këtë fitore të madhe.
Te Proton Cable Prizreni s’mjaftuan, Rron Dahyla me 23 pikë e Qëndrim Ajazaj me 21 sosh.
Drita rikthehet në elitë pas 4 vitesh, derisa Proton Cable Prizreni do të vazhdojë garat në Ligën e parë. /AsistiOnline.com/



