Under Header

spot_img

Çmenduri në Athinë – Një milion njerëz për 5 minuta! Çfarë ndodhi me biletat e Final Four?

spot_img

Lajmi për shitjen e plotë të biletave është kryefjala e basketbollit evropian momentalisht.

Detajet nga shitja e menjëhershme e biletave, që ndodhi gjatë ditës së sotme, për fazën e fundit të “Final Four” të datës së finales, tregojnë për një interesim të jashtëzakonshëm.

​Faza e fundit e shitjes publike të biletave (Faza 4) ishte hapur sot, të hënën më 20 prill, në orën 10:00, dhe ashtu si tre fazat e mëparshme, ishte një ngjarje “Sold Out”, që përfundoi brenda pak sekondave!

​Kërkesë e paprecedentë sa i përket interesimit, që nuk ishte parë të paktën për një kohë të gjatë.

Faza e 1-rë (që në shkurt), regjistroi mbi 1 milion tifozë që u futën në faqen e EuroLeague njëkohësisht, duke bërë që shitja e të gjitha biletave të ndodh në më pak se 5 minuta.​

Ngarkesa e fundit e biletave, që dolën në shitje sot, ishte faza e 4-të, njëherit edhe mundësia e fundit për publikun e gjerë që të siguronte ulëse standarde.Duke qenë se ky ‘Final Four’ mbahet në Athinë në ‘Telekom Center’ (OAKA e rinovuar), kërkesa ishte jashtë kontrollit, sidomos për shkak të dy ekipeve greke, Panathinaikos (kampion në fuqi, shtëpi e së cilës skuadër është arena ‘OAKA’) dhe Olympiacos (skuadra me formën më të mirë dhe favoriti kryesor këtë sezon).

Ndërsa, parashikimet që në finale të Evropës mund ta kemi “derbin e armiqve të përjetshëm” grek, ka çmendur tifozerinë e EuroLeague, posaçërisht të këtyre dy skuadrave.

​“Final Four” do të mbahet nga 22-24 maj 2026, por deri te përcaktimi i 4 skuadrave të fundit, së pari na pret faza e Play-in dhe Playoff-it. /Indeksionline

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme