Basketboll
NBA.com

BOMBASTIKE: CILA SKUADËR KOSOVARE TRANSFERON SEMIH ERDENIN?

Një ndër qendrat më të mira në Evropë, Semih Erden, ka vendosur të shkëpus kontratën me skuadrës turke Beshiktash nga Stambolli dhe këtë, besoni apo jo , ka vendosur ta shfrytëzoi një ekip i elitës së basketbollit kosovar

BOMBASTIKE: CILA SKUADËR KOSOVARE TRANSFERON SEMIH ERDENIN?

Një ndër qendrat më të mira në Evropë, Semih Erden, ka vendosur të shkëpus kontratën me skuadrën turke Beshiktashin nga Stambolli dhe këtë, besoni apo jo , ka vendosur ta shfrytëzon një ekip i elitës së basketbollit kosovar.

Pavarësisht nga fakti se kontrata e tij është milionëshe dhe Erden vlerësohet si një ndër qendrat më kualitative në Evropë, fakti se kanë mbetur edhe dy muaj deri në fund të edicionit të sivjetmë të Superligës Turke por edhe ligave të tjera elitare të shteteve të Evropës, do t’i pamundësonte atij që të luaj basketboll edhe dy muaj. Gjigantit turk kjo situat nuk i shkonte përshtati pasi një pauz kaq e gjatë në prag të fillimit të përgatitjeve për kualifikimet e Eurobasketit 2020 do të ishte katastrofale për të dhe do ta “nxirrte nga binarët”.

Duke e ditur këtë informatë dhe fal lidhjeve familjare që i ka me këtë lojtarë, biznesmeni me prejardhje nga Prizreni, Mehmet Ozçelik (Sapanxhiu) i cili njihet si tifozë i flaktë i skuadrës simpatike Ponte Prizreni i ka ofruar pagë prej 200 mijë eurove për t’u transferuar në klubin që ky pasanik e pëlqen. Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, burimet e ASIST-it thonë se vënia e nënshkrimit të Semih Erdenit në marrëveshje me Ponten është çështje orësh.

  

Nëse Erden kalon gjatë javës së ardhshme tek Ponte Prizreni atëherë do të mund të paraqitet para publikut në Palestrën e Sporteve në Prishtinë kundër Z Mobile Prishtinës, në xhiron e fundit që zhvillohet të shtunën me 13 prill. Do të jetë ky një spektakël i vërtet dhe ajkë e përmbylljes së këtij edicioni tejet interesant.

Përveç në atë duel, Erden do të jetë një mega përforcim për skuadrën prizrenase në Play Off dhe super atraksion i Superligës duke e bërë Ponten favorit të madh për të fituar titullin sivjet ngase bardh e zinjtë nga Prizreni edhe ashtu kanë krijuar një skuadër super kompakte dhe atraktive e cila ka filluar të fitoj simpatitë dhe dashurinë e publikut jo vetëm në Prizren por edhe anembanë Kosovës.

Me transferimin e Erdenit tek Ponte Prizreni, pavarësisht faktit se Bashkimi dhe Z Mobile Prishtina e kanë mposhtur nga tre herë, të gjitha këto do të bien në në ujë dhe bastoret do të fillojnë ta favorizojnë Ponte Prizren, dukshëm. Pa dyshim se Erden do të jetë fuqi shkatërruese e sulmit të bardh e zinjve prizrenas dhe nuk do ta ketë aspak vështirë të ndërroj ambient sepse ngjyrat do t’i ketë identike sikurse të Beshiktashit kurse edhe në Prizren flitet goxha, gjuha turke.

200 mijë nuk janë pak para por fitimi i basketbollit kosovar është shumfishë më i madh

Zyrtarizimi i transferim të Semih Erdenit në Ponte Prizren, njëherësh do të thotë edhe zyrtarizimin e transferim më të shtrenjtë dhe më ekskluziv të gjitha kohëve në elitën e basketbollit kosovar.

200 mijë për 2 muaj nuk janë pak para as për yllin e basketbollit turk dhe evropian, ndërsa marketingu dhe promovimi që do t’i bëhet basketbollit kosovar me këtë rast do të vlen me dhjeta herë më shumë.

Përndryshe, qendra e kombëtares turke në basketboll karrierën e ka filluar në Darussafaka të Stambollit , në vitin 2003-04. Prej aty kaloi tek Partizani i Beogradit, në Superligën e asokohshme të Serbisë e Malit të Zi ku luajti gjatë edicionit 2004-05. Pas një viti, ai kthehet në Turqi ku nënshkruan për Fenerbahçen dhe luan deri në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe, Erden ishte një nga tre qendrat e pazëvendësueshme të kombëtares turke e cila, nën udhëheqjen e Bogdan Tanjeviqit, stoliset me medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampionit të botës në Botërorin “Turqia 2010”.

Medalja e argjendtë në Botrorin 2010 

Po këtë vit, tashmë nënkampioni i botës Erden kaloi në NBA dhe gjatë edicionit 2010/11 luan për Boston Celtics prej nga u këmbye për në Cleveland Cavaliers.

Aventura e tij tejoqeanike nuk zgjati shumë pasi Erden vendosi të kthehet në basketbollin evropian dhe nënshkroi për Beshiktashin e Stambollit. Megjithatë, me 11 dhjetor 2011, Cleveland Cavaliers e kërkuan prapa.

Pas edhe një viti të kaluar në NBA, Erdeni u kthye sërish në Stambol, këtë herë në Anadolu Efes, ku luajti nga viti 2012 deri më 2014. Në edicionin 2014-15, ai nënshkroi për Fenerbahce Ulkerin ndërsa së fundit, në edicionin  2015-16, Erden u rikthye tek skuadra ku edhe filloi rrugëtimin  e tij profesional, Besiktas Dogus.

Si thamë, aktualisht ai ka shkëputur kontratën me tashmë ish-ekipin e tij dhe është në prag të shkaktimit të tërmetit basketbollistik në Kosovë dhe Evropë: KALIMI TE PONTE PRIZRENI dhe natyrisht aprili-li-li-liiiii J

 

 

Komentet janë të mbyllura.