Under Header

spot_img

Organizim fantastik dhe rezultate fenomenale, projekti i Elvedin Plakiq me Borën në nivel të lartë

spot_img

Pak kush do ta kishte besuar një vit më parë se Bora do të shndërrohej në një nga historitë më të bukura të këtij sezoni në elitën e basketbollit kosovar.

Klubi nga kryeqyteti, që sezonin e kaluar luftonte për mbijetesë në Play-Out, sivjet arriti të prekë gjysmëfinalen dhe për një moment ishte shumë afër finales së madhe të basketbollit kosovar në vetëm një fitore larg.

Një transformim i tillë nuk erdhi rastësisht. Në qendër të këtij projekti është drejtori gjeneral Elvedin Plakiq, i cili brenda një kohe të shkurtër ka arritur të krijojë strukturë të qëndrueshme dhe organizim profesional për një klub të ri në elitën kosovare.

Nga përzgjedhja e stafit, organizimi i brendshëm, stabiliteti financiar dhe ndërtimi i ekipit, Bora këtë edicion dha përshtypjen e një klubi me identitet të qartë dhe ambicie serioze. Plakiq ishte një nga figurat kryesore që shtyu përpara këtë projekt, duke i dhënë klubit profesionalizëm dhe një qasje moderne në menaxhim.

Edhe më mbresëlënës mbetet fakti se Bora arriti të rivalizojë skuadra me përvojë dhe buxhete shumë më të mëdha, ndonëse klubi nga Prishtina operoi me një buxhet që nuk besohet të ketë kaluar shifrën prej 500 mijë eurosh. Përballë ekipeve me investime milionëshe, Bora arriti të krijojë ekip konkurrues, të luajë basketboll cilësor dhe të bëhet një nga skuadrat më të respektuara të sezonit.

Në parket, skuadra tregoi karakter, energji dhe disiplinë taktike, duke zhvilluar ndeshje të forta gjatë gjithë kampionatit dhe veçanërisht në fazën play off, ku ishte pranë një finale historike.

Ky sezon ka dëshmuar se projekti i Borës nuk është më vetëm një ide afatshkurtër, por një klub që po ndërton identitet dhe stabilitet në basketbollin kosovar.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme