Basketboll

XHIRO INTERESANTE, E PËRSHKUAR ME NDESHJE TË FORTA

Prishtinë (AsistiOnline) – Xhiro e 25-të e Superligës së Basketbollit tonë që lamë pas, padyshim që ishte nga xhiro-të më të pasura për nga ndeshjet cilësore sivjet.

Të shtunën, Golden Eagle Ylli mposhti Ponte Prizrenin, në një ndeshje shumë të fortë, ku fituesi i takimit u përcaktua vetëm në fund. Ylli në fund arriti fitore, 88-83.

Në po të njëjtën ditë, fitore arriti edhe Z Mobile Prishtina që mposhti si mysafire, Bashkimin e Prizrenit(91-102).

Kurse të dielën, Lipjani shënoi fitore të thellë si mysafir i AFK Boreas(54-150).

Kjo xhiro u përmbyllë në Rahovec, ekipi me po të njëjtin emër mposhti me përmbysje, thellë Trepçën e Ilir Selmanit(82-66).

Pas 25 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës, është Z Mobile Prishtina që prin bindshëm me maksimum të pikëve, gjithsej 50 sosh, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 43 pikë, Rahoveci në të tretën me 39 pikë dhe Ponte Prizreni në të katërtën me 37 pikë.

Komentet janë të mbyllura.