Basketboll

LIDERI ME NJË KËMBË NË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar sfida e parë e Play Off-it të Ligës së parë.

Kampioni i stinorit të rregullt, Feronikeli ka shënuar fitore të thellë(111-68), pa ndonjë telashe, sonte ndaj Istogut mysafirë.

Ekipi i drejtuar nga Petrit Zeqiri e nisi keq ndeshjen, por arriti të këndellet kah fundi i çerekut të parë dhe morri ndeshjen në duar, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh minimal(22-21). Në çerekun e dytë, loja e mirë e Niklit bëri që diferenca të rritej në maksimum (58-34).

Ndërsa në pjesën e dytë, Nikli luajti me komoditet sepse e kishte rezultatin. Edhe në periudhën e tretë vazhdoi loja e mirë e vendasve(81-53). Krejt në fund Nikli arriti pa telashe tek fitorja e parë, që i siguron avantazhin 1-0 në seri ndaj Isogut në Play Off.

Më të spikaturit në fitoren e Niklit sonte ishin, Arti Hajdari me double, double(27pk, 10krc), Desmond Gattis poashtu me 27 pikë, Mustafë Merovci me 20 pikë, Muhamedali Janjeva me 15 pikë, si dhe Sami Hajzeri me 10 sosh.

Tek Istogu vetëm tre lojtarë arritën pikë dyshifrore, Ardit Pepaj 30 sosh, Diamant Shabani arriti double, double(12pk, 11krc), si dhe Labinot Kelmendi me 14 pikë.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ka avantazhin e serisë gjysmëfinale të Play Off-it, 1-0. Dhe i duhet vetëm edhe një triumf për ta kapur finale. Ndeshja e dytë luhet në Pejë.

Komentet janë të mbyllura.