Basketboll

PRISHTINA E NIS ME FITORE PLAY OFF-IN

Prishtinë (AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka nisur me fitore, ”Play Off”-in në Superligën e Femrave, duke e mposhtur KBF Penzën e Pejës.

Vashat prishtinase, pa telashe kanë fituar sot ndaj vashave pejane, 100-51. Përderisa, tashmë avancojnë 1-0 në seri të përgjithshme. Ndërsa me fitore eventuale në Pejë, gjatë vikendit. Kalojnë në finale, ku e presin fituesin e duelit, Bashkimi – Kastrioti.

Favorite edhe në takimin e kthimit është Prishtina, shkaku që Penza po kalon nëpër krizë të thellë financiare e bojkotuar nga shumica e lojtareve kryesore.

Ndeshja kthyese zhvillohet gjatë vikendit, në Pejë.

 

Komentet janë të mbyllura.