Basketboll

SHIFËR E LARTË E DËNIMEVE NGA FBK-JA, NË XHRON E FUNDIT TË SUPERLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e Xhiros së XXV-të të Superligës së Meshkujve, Komesari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka bërë regjistrimin e ndeshjeve, si dhe ka publikuar dënimet me të holla, për palët e involvuara në thyerjen e rregulloreve të FBK-së.

Plotë, 850 euro dënime me të holla i ka shqiptuar Komesari i Garave, në drejtim të ekipeve dhe lojtarëve e shtabit teknik:

VENDIME:
1.Malcom Canada ( KB.Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
2.Arbnor Rifati ( KB.Ponte Prizreni) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 150 euro.
3.Arian Qollaku ( KB.Rahoveci) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 50 euro.
4.Ilir Selmani ( KB.Trepça) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 150 euro.
5.KB.Bashkimi , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 300 euro.
6.Hekuran Husaj ( KB.Borea ) Konform Nenit 51.3 te PG denohet me 50 euro.
7.Valon Sylejmani (KB.Lipjani) Konform Nenit 51.3 te PG denohet me 50 euro.

Komentet janë të mbyllura.