BARÇA VULOS KUALIFIKIMIN ME FITORE, KHIMKI MBLEDH PLAQKAT PËR RUSI
Prishtinë (AsistiOnline) – Barcelona e Svetislav Pesicit me fitore ka vulosur, rikthimin e saj në ”Play Off” të Euroligës, pas disa vitesh mungesë.
Ekipi katalunas ka mposhtur, me mund të madh Khimkin e Moskës(83-74). Të cilët kanë mbetur jashtë ”Play Off”-it.
Në fakt ndeshjen e sontme e përshkoi një ndeshje e fortë dhe me aksione të bukura. Në çerekun e parë, më mirë e nisën mysafirët nga Rusia(21-32). Por Barça në të dytin u këndell dhe e fitoi(23-11).
Në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë, përsëri më të mirë u treguan mysafirë duke e fituar me 5 pikë dallim(10-15). Por në çerekun e fundit(29-16), Barça hyri fuqishëm dhe në fund me meritë arriti deri tek fitorja.
Për të arritur deri tek fitorja, Barçën sonte e ndihmuan, Pierre Oriola me 14 pikë, Kyle Kuric me 13 pikë, si dhe Ante Tomic e Adam Hanga me nga 12 sosh, secili.
Përderisa tek Khimki u dalluan, Charles Jenkins e Sergey Monia me nga 13 pikë, si dhe Andrey Zubkov me 11 sosh.
Barça stinorin e rregullt e mbyll në vendin e 5-të, me 16 fitore dhe 12 humbje. Ndërsa, Khimki këtë stinor e mbyll në pozitën e 13-të me vetëm 8 fitore, krahas 20 humbjeve.
Komentet janë të mbyllura.