Bashkimi me traditën e vet 81 vjeçare si klubi më i vjetër i basketbollit kosovar sonte e hap serinë gjysmëfinale kundër Borës, klubit më të ri në basketbollin tonë, me histori
4 vjeçare
Kjo ndeshje sonte ka shumë fakte interesante, shumë domethënie dhe është mënyra më e bukur për ta nisur serinë gjysmëfinale të Play Offit të këtij edicioni fantastik basketbollistik i cili ka hyrë në fazën përfundimtare dhe ja sonte midis Sezai Surroit në Prizren , Bashkimi po ja bënë sefte në Play Off kundër Borës, ndeshje kjo e cila i sjell vëllezërit Zeqiri përball njëri tjetrit. Zeqiri përball Zeqirit, Lejsoni përball Jetmirit, sivjet janë baras , 2:2 .
Është kjo përballja e pestë sivjet midis Borës e Bashkimit dhe njëherësh është përballja e pestë midis dy vëllezërve Zeqiri, Lejsonit më të ri që luan te Bashkimi dhe “Bacit” më të vjetër, Jetmirit që luan te Bora por është hera e parë në histori të përballjeve direkte midis Bashkimit e Borës që po ndeshen në Play Off.
Deri tash këto dy skuadra janë takuar në total 8 herë dhe avantazhi është 5:3 për Bashkimin, edicionin e kaluar 3:1 për Bashkimin dhe sivjet janë 2:2.
Është interesant të themi se në vjeshtë dyja skuadrat fituan si mysafirë kurse në pranverë secila para publikut të vet dhe atë me epërsi të thella, duke shënuar fitoret rekorde ndaj njëra tjetrës.
Me 21 shkurt, në kuadër të xhiros 21, Bora triumfoi në palestrën 1 Tetori me rezultat të thellë 86:71 që njëherësh ishte edhe fitorja më e thellë e Borës ndaj Bashkimit ndonjëherë.
Portokallinjtë u revanshuan me kamatë në duelin e xhiros së fundit i cili u zhvillua para 13 ditëve në Sezai Surroi (9 Prill) duke deklasuar Borën epërsi prej 26 pikëve (90:76).
Gjithashtu edhe kjo fitore e fundit e Bashkimit, ishte më e thella në histori të përballjeve direkte midis Bashkimit e Borës.
Përballja sonte është e para në Play Off dhe kjo do të jetë një përballje e dy stileve të ndryshme do të jetë një duel midis kontrollit të lojës nga njëra anë dhe energjia në anën tjetër
Katër përballjet e këtij stinori mes Bashkimit dhe Borës tregojnë qartë se kemi të bëjmë me : dy filozofi të ndryshme loje që sonte përballen midis vete.
Nga njëra anë e kemi Bashkimin i cili mbështetet në efikasitet, sidomos për 2 pikë nga afërisa, me organizim dhe kontroll të topit, ndërsa Bora është ekip që mbështetet në dominim nën kosha, duke kërcyer shumë dhe kultivon lojë me tranzicion dhe ritëm të shpejtë i cili lind pas kërcimeve, një lojë me energji dhe shumë fizike.
Për ju adhurues të basketbollit në AsistiOnline po e bëjë një zbërthim të asaj që kemi parë sivjet në katër parballjet midis këtyre dy skuadrave
Epërsia e Bashkimit në sulm
Bashkimi shënon mesatarisht 84.7 pikë për ndeshje krahasuar me 77.5 të Borës, një dallim prej +7.3 pikëve në favor të portokallinjve që tregon qartë superioritetin në sulm.
Ky avantazh lidhet drejtpërdrejt me efikasitetin për 2 pikë të Bashkimit i cili konkretizon 55.5% të tebnbtimeve për 2 pikë për dallim të 48.3% të Borës
Bashkimi e kontrollon më mirë sulmin e organizuar dhe të vendosur vendosur sidomos me “vendosje në post të ulët apo loë post seal” kur qendrat ose alo-qendrat e Bashkimit krijojnë pozicion të fortë pranë koshit duke i blloku dhe izoluar mbrojtësit e Borës, duke krijuar hapësirë dhe kënd të pastër për të marrë pasimin , poshtë pranë koshit.
Këtë lojë e vendos për mrekulli trajneri Jovoviq duke e përdor DeQoun Lake-un, Lejsonin apo Muki Janjevën por nganjëherë edhe Ëootenin , duke u pozicionuar me sukses afër koshit dhe krijuar situata të lehta për të marrë topin dhe shënuar, pasi pozicionohen shpejtë dhe para mbrojtjes , që shpesh ndodh gjatë lojës së shpejtë të Bahskimit në tranzicion ose pas një prerjeje apo (cut) kur Lake, Lejsoni apo Janjeva vrapojnë në sulm, e marrin pozicionin e thellë nën kosh dhe e vendosin mbrojtësin pas shpine, i hapin krahët dhe e kërkojnë topin, duke shënuar pikë të lehta me depërtim, dyhapësh ose ngulitje por edhe kur mbyllën, pasi e detyrojnë mbrojtjen kundërshtare të ndihmoj dhe dyfishoj atëhjerë krijojnë hapësirë dhe një ekstra lojtarë të lirë jashtë , për gjuajtje për trepikësh.
Gjithashtu , shumë shpesh ndodh që mbrojta kundërshtare të shkaktoj shumë faulle dhe kjo ndikon në ngarkimin e lojtarëve shtatlartë të kundërshtarit me faulle por edhe është një element i rëndësishëm në lojën e portokallinjve sepse ju mundëson të ekzekutojnë shumë gjuajtje të lira
Pra, Bashkimi fiton duke marrë vendime më të mira dhe duke finalizuar më pastër dhe pas dominimit në brendësi të trapezit
Gjuajtjet nga distanca për treshe
Edhe nga distanca Bashkimi është pak më i saktë dhe përkundër faktit se diferenca është e vogël, ajo është domethënëse
Bashkimi realizon 39.2% të tentimeve për 3 pikë kurse Bora 36.5% megjithatë, për dallim nga Bashkimi, Bora shpesh herë e kap ritmin bombardues dhe bëhet shumë e rrezikshme në ndeshjet ku arrin efikasitet mbi 40% sikurse ishte në fitoren e fundit ndaj Bashkimit kur pati efikasitet prej 44% duke realizuar 15 treshe nga 34 tentime
Bora dominon në tabelë
Pika më e fortë e Borës janë pa asnjë diskutim kërcimet ku Bora ka 33.8 kërcime për ndeshje për dallim nga Bashkimi i cili ka 31.5 . Dallimi është i rëndësishëm veçanërisht në sulm ku BVora kap 9.5 topa nën tabelë përkundër 6.5 kërcimeve në sulm të Bashkimit dhe sidomos është e rerzikshme në konvertimin e tyre në pikë pasi kjo i jep Borës posedimet e dyta dhe gjasa për shënimin nga rastet e dyta, duke bërë presion konstant mbi mbrojtjen e Bashkimit
Kontrolli i topit – faktor i rëndësishëm dhe mund të jetë vendimtar
Një nga dallimet më të rëndësishme tek këto dy skuadrat janë topat e humbur ku Bashkimi ka mesatare prej 11.3 topave të humbur (po flasim për përballjet direkte midis këtyre dy skuadrave sivjet) kurse Bora dukshëm më shumë 14.3 topa të humbur
Pra, Bora humb mesatarisht ka 3 topa të humbur më shumë për ndeshje, dhe kjo shpesh kthehet në pikë të lehta për kundërshtarin, sidomos Bashkimin i cili ka një përqindje të lartëtë konvertimit të pikëve nga topat e humbur të kundërshtarit .
Në humbjen e fundit 96-70, Bora pati 18 topa të humbur që ishte faktor kyç në atë disfatë të thellë.
Bazuar në gjitha këto që i pamë , faktorët që ndikojnë për fitoret e skuadrave janë
Bashkimi fiton kur dominon në trapez, e mban Borën nën 75 pikë, bënë presion dhe është agresiv duke detyruar Boërn të gaboj dhe kontrollon topat e humbur duke shfrytëzuar tranzicionin e shpejtë kundër kthimit të ngadalshëm të Borës
Fitoret e thella me rezultat 89-69 (xhiro 7) dhe 96-70 (xhiro 28) e dëshmojnë këtë dhe japin një mesatare prej +23 pikë diferencë kur ka triumfuar Bashkimi
Bora fiton kur e ngadalëson ritmin e lojës, e qarkullon topin dhe krijon ekstra lojtarin e lirë si rezultat i qarkullimit të mirë të topit dhe krijo hapësirë për gjuajtje nga pozitat e lira për 3 pikë. Në fitoret e shënuara 83:85 (xhiro 14 në Prizren) dhe 86:71 (xhiro 21 në Prishtinë), Bora ishte tejet efikase për tri pikë (41–44%).
Gjithashtu , Bora mund ta fitoj duelin nëse vendoset mirë nën kosh dhe dominon në kërcime duke limituar posedimet e Bashkimit dhe e mban ndeshjen të ngushtë pasi lojtarët e Borës janë më të fokusuar kur ndeshjet janë me tension të lartë dhe fizike e të ngushta.
Përfundimisht
Kjo përballje është një betejë mes disiplinës dhe lojës fizike.
Nëse loja zhvillohet në kontrollin e Bashkimit, me ritëm të kontrolluar atëherë diferenca dhe koshaverazhi do të rritet shpejt mirëpo, nëse Bora imponon ritmin e shpejtë dhe dominon tabelën, ndeshja do të bëhet e hapur dhe e paparashikueshme.
Një gjë është e sigurtë, sonte na pret një ëmbëlsirë e veçantë dhe përballje fantastike basketbollistike midis Bashkimit skuadrës më të vjetër në elitën e basketbollit kosovar (1945) dhe Borës, bebes më të re të basketbollit tonë (2022)



