Basketboll

BASHKIMI DEMOLON NË TËRËSI BOREAN, FITORE E LEHTË DHE E SHPEJTË

Prishtinë (AsistiOnline) –  Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitoren më bindëse të stinorit(181-63), nga të gjitha ekipet e Superligës sivjet, para pak çastesh ndaj Boreas së Pejës.

Prizrenasit e udhëhequr nga kroati Jerenimo Sarin, kanë dominuar në tërësi takimin ndaj juniorëve të ekipit pejan. Duke bërë që çdo çerek i ndeshjes t’ju takojë atyre, madje thellësisht(38-8, 41-19, 48-26, 54-10).

6 lojtarë arritën pikë dyshifërore tek prizrenasit sonte, Steven Haney arriti rekord personal, duke shënuar 42 pikë, për vetëm 20 minuta të luajtura. Përderisa, Drilon Hajrizi luajti me double, double(35pk, 10krc), Ujkan Karanezi realizoi 31 pikë, ndërsa Lamar Wofford shtoi 16 pikë. Performanca të mira, patën edhe Elvan Iljazi me 12 pikë e Qëndrim Biraj me 10 sosh.

Përderisa, tek Borea pikë dyshifërore, arriti vetëm Ilir Shala, 24 sosh.

Pas kësaj fitore, Bashkimi mbetet në pozitën e 4-të në tabelë, por me 41 pikë. Përderisa, Borea vulos rënien e saj në Ligën e parë, me vetëm 27 pikë të tubuara, në vendin e fundit.

Komentet janë të mbyllura.