Basketboll

LAJM ASPAK I MIRË PËR KB TREPÇA PARA ÇEREKFINALEVE TË PLAY OFF-IT

Kur ka mbetur vetëm një xhiro deri në fund të pjesës së rregullt të Superligës së Basketbollit kosovar, lajm aspak i mirë për KB Trepça në prag të çerekfinaleve të Play Off-it.

Sipas burimeve të “ASISTIONLINE” në KB Trepça, basketbollisti amerikan, Shawn Church është lënduar në stervitje dhe sjellur probleme për Ilir Selmanin në prag të fazës më të rëndësishme të sezonit.

Gjithmonë sipas burimeve të “ASISTIONLINE”, Church ka lënduar nyjen e këmbës së majtë, por në bazë të ekzaminimeve mjekësore ai mund të riaftësohet për ndeshjet e Play Off-it.

Kujtojmë që në këtë fazë të kampionatit, skuadrat nuk kanë të drejtë të zëvendësojnë lojtarët të cilën mund të pësojnë lëndime./ASISTIONLINE.

Komentet janë të mbyllura.