Basketboll

NË VIKEND PËRBALLJA E PARË FINALE E FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Këtë vikend, konkretisht ditën e dielë luhet finalja e parë e ‘’Play Off’’-it të Superligës së Femrave.

Bashkimi i Prizrenit në ndeshjen e parë e pret Prishtinën kryeqytetase, ditën e dielë me fillim nga ora, 20:00.

Ndeshja e parë luhet në Prizren, shkaku që Bashkimi në stinorin e rregullt ka përfunduar si i pari në tabelë dhe ka përparsinë e terenit vendas.

Ekipi që arrin tre fitore, shpallet kampion i Kosovës. Ndeshja transmetohet direkt në Art Motion.

Komentet janë të mbyllura.