Agjencia e Antidopingut për Kosovë, KosADA, ka intensifikuar kontrollet gjatë fazës së “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Burime bëjnë të ditur se zyrtarët e kësaj agjencie kanë qenë prezent edhe në Mitrovicë gjatë ndeshjes së fundit, ku janë realizuar testime të rregullta ndaj basketbollistëve.
Në mesin e lojtarëve të testuar ishin edhe amerikani i Pejës Daquan Bracey dhe finlandezi i Trepçës Mustapha Amzil, të cilët iu nënshtruan procedurave standarde të kontrollit antidoping.
Këto testime vijnë në një periudhë vendimtare të kampionatit, ku ekipet po luftojnë për titullin, ndërsa KosADA synon të garantojë integritetin e garës dhe respektimin e rregullave ndërkombëtare në sport.
Prania e kontrolleve antidoping në këtë fazë shihet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në basketbollin kosovar. /AsistiOnline.com/



