Basketboll

ZVEZDA ME FITORE TË THELLË NDAJ BUDUCNOSTIT, NË FINALEN E PARË TË ABA-LIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Crvena Zvezda ka arritur fitore të madhe sonte, në arenën e Beogradit ”Aleksandar Nikolic Hall”, përballë Buducnostit të Podgoricës ndeshje kjo e vlefshme për finalen e ABA Ligës.

Ekipi serb, që fillimisht nuk e nisi mirë ndeshjen me ç’rast edhe e humbi çerekun e parë(18-20), u këndell në çerekun e dytë, duke arritur që pjesën e parë ta mbyll me avantazh minimal(45-42).

E loja e dobët e Buducnostit sonte, bëri që Zvezda ta shfrytëzojë atë, duke e thelluar epërsinë në çerekun e tretë(65-52). Krejtë në fund, lojtarët e klubit nga Beogradi arritën që mirë ta kontrollojnë takimin deri në fund dhe të shënojnë fitore shumë të thellë sonte me shifrat, 91-72.

Në këtë fitore të Crvena Zvezdës sonte, vetëm dy lojtarë arritën pikë dyshifrore. Billy Baron 19 pikë, si dhe Ognjen Dobric me 12 sosh.

Tek Buducnosti u dalluan, Norris Cole me 18 pikë, si dhe Nemanja Gordic me 8 të tilla.

Pas kësaj fitore, Zvezda merr epërsinë e ndeshjese finale të ABA-Ligës, 1-0. Ndeshja e dytë finale luhet në Podgoricë të Malit të Zi.

 

Komentet janë të mbyllura.