Basketboll

NGRITET SERIA FINALE, ZVEZDA DEMOLON PËRSËRI BUDUCNOSTIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra serbe e Crvena Zvezdës e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në ABA Ligë ndaj Buducnostit.

Ekipi beogradas, çuditërisht pa telashe edhe sonte ka triumfuar ndaj ekipit malazez duke e ngritur serinë finale në, 2-0.

Më të dalluarit në fitoren e serbëve sonte ishin, greku Stratos Perperoglu me 17 pikë, Kelvin Rivers me 16 pikë, si dhe Ognjen Dobric me 12 sosh.

Tek Buducnosti me lojë të mirë u dalluan, Nemanja Gordic me 11 pikë, si dhe Filip Barovic e James Bell me nga 10 pikë.

Tash seria e ndeshjeve bartet në Podgoricë.

Komentet janë të mbyllura.