Basketboll

BASHKIMI – BOREA 181:63

SUPERLIGA – XHIRO 27

Bashkimi e ka mposhtur AFK Boreanë me rezultat të thellë 181:63 në kuadër të xhiros së 27-të dhe të parafundit të Superligës.

Për fitoren e 14-të sezonale të Bashkimit, 6 lojtarë realizuan pikë dyshifrore ndërsa e veçanta e këtij dueli ishte se të gjithë lojtarët luajtën nga 20 minuta.

Më efikasi në këtë ndeshje ishte amerikani Steven Haney i cili shënoi 42 pikë e 8 kërcime.

Drilon Hajrizi arriti double – double prej 35 pikëve e 10 kërcimeve ndërsa shtoi 7 asistime e 5 topa të vjedhur ndërsa Ujkan Karanezi pati 31 pikë, 6 kërcime e 5 asistime.

Tre lojtarët tjerë me pikë dyshifrore ishin edhe Lamar Uofford, Elvan Ilazi dhe Qëndrim Biraj.

Uofford realizoi 16 pikë, Elvani 12 pikë kurse Qëndrimit i mungoi një asistim për double – double, pasi shënoi 10 pikë e asistoi 9 herë.

Nga ana tjetër te Borea i vetmi që realizoi pikë dyshifrore ishte Ilir Shala. Ai lujati me 24 pikë dhe shtoi dy katërshe, 4 kërcime e 4 asistime.

Sa i përket rrjedhës së lojës, Bashkimi e nisi çerekun e parë me seri prej 18 me 0, me 11 pikët e Haney-t, 5 të Ëoffordit e dy të tjera që i shtoi kapiteni Biraj dhe kjo seri në start të ndeshjes bëri që pjesa e parë të përfundoi ne avantazh të vendasve +30 (38:8).

Në çerekun e dytë filloi shkëputja e madhe në rezultat nga Bashkimi, duke e mbyllur këtë 10-minutësh 41:19 dhe kështu pas 20 minutave lojë semafori tregonte rezultatin, 79–27.

Në çerekun e tretë loja e Borea-s ishtë diç më efikase pasi pejanët realizuan 26 pikë, megjithatë vendasit e shtuan edhe më shumë avantazhin pasi realizuan 48 pikë dhe çereku i tretë u përmbyll me 127:53. Në atë të fundit, lojtarët e Bashkimit ishin edhe më efikas dhe realizuan 54 pikë duke pranuar vetëm 10 dhe ndeshje u përmbyll me epërsi të thellë prej 118 pikëve, ndërsa Bashkimim e theu rekordin e pikëve të shënuara në një takim duke realizuar 181 sosh.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi sërish ka bilanc pozitiv , tash me 14 fitore e 13 humbje, kurse për AFK Borean ishte kjo disfata e 24-të.

 

Komentet janë të mbyllura.