Basketboll

NEW BASKET DEMOLON MEGASPORTIN, BARAZOHET SERIA

Prishtinë (AsistiOnline) – Derbi lokal i dyti i finales së ”Play Off”-it në Ligë të dytë, kësaj radhe i ka takuar New Basketit.

Ekipi prizrenas ka mposhtur rivalin lokal Megasports, sonte thellësisht 78-53. Dhe kështu ka barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1. Duke bërë që ekipi i inkuadruar në Ligën e parë, të shtyhet për tu bërë i ditur në vikend.

Ekipi i New Basket që drejtohet nga Arben Elshani gjatë tërë takimit e kishte ndeshjen nën kontroll, duke e mbyllur pjesën e parë me +16(41-25). Përderisa, formën e lartë e vazhdoi edhe në pjesë të dytë, duke arritur fitore të thellë, pa telashe në fund.

Komentet janë të mbyllura.