Basketboll

RIDLEY SOT NË PIKËPYETJE

Prishtinë (AsistiOnline) – Qendra amerikane e Vëllaznimit, Taaj Ridley ende është në dyshim për ndeshjen ndaj Niklit sonte.

Vëllaznimi sonte me fillim nga ora 19:00, përballet me Niklin në ndeshjen që vendos se cili ekip kalon direkt në Superligë.

Ndërsa kryetrajneri i gjakovarëve, Shkumbin Kumnova ende nuk e  di nëse do të mund të llogaris në njërin prej lojtarëve kyq të ekipit.

Ridley u lëndua në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Don Boskos, ekip të cilin Vëllaznimi e eleminoi në seri 2-0.

Komentet janë të mbyllura.