Under Header

spot_img

FEJTON NGA AGON FEHMIU (PJESA 1): KONSISTENCA SHPAGUHET

“Bashkimi i Bashkimit” e bënë fuqinë

spot_img

Adhurues të basketbollit, Bora dhe Bashkimi janë dy ndër tri skuadrat e sivjetme që kanë pasur konsistencë taktike pasi kishin trajnerë që arritën të imponojnë stilin dhe filozofin e lojës sepse janë ndër trajnerët e paktë që janë pothuaj nga fillimi i edicionit me skuadrat e tyre.
Përveç Adis Beqiragiqit i cili tash e tre stinor është te Trepça dhe ka vazhduar kontratën për edhe një vit, së paku, dhe ky është çelësi i suksesit dhe stabilitetit i skuadrës mitrovicase, pa asnjë dyshim.
Për më tepër, si rezultat i kësaj vazhdimësie, të tri këto skuadra, Trepça, Bashkimi dhe Bora janë faktikisht në tri pozitat e para të ProCredit Superligës
Pra, Bashkimi dhe Bora, janë dy skuadra që sivjet treguan konsistencë duke iu besuar trajnerëve të vet.

Bashkimi i ka besuar Igor Jovoviqit nga fillimi dhe pavarësisht krizave në rezultate pas atij starti fantastik dhe duke e barazuar rekordin e klubit nga viti i kaluar për fillimin më të mirë pa humbje, me 7 fitore pa asnjë disfatë në ProCredit Superligë, si dhe duke debutuar në mënyrë të shkëlqyeshme në garat ndërkombëtare në FIBA Europe Cup me 4 fitore të mëdha ndaj Anvillit të fuqishëm polak (kampionit të FIBA Europe Cup 2023), duke deklasuar Cibonën legjendare midis Prizrenit me 20 pikë dallim, duke triumfuar ndaj njërës prej top 8 skuadrave italiane Reggio Emillia dhe duke e mposhtur skuadrën e fuqishme franceze Dijonin në Francë pasi që në Sezai Surroi kishte pësuar vetëm pas vazhdimeve.

Pas një starti të ëndrrave të Bashkimit, klubit më të vjetër në histori të basketbollit kosovar me traditë 81 vjeçare, pasoi një krizë e madhe, identike si edicionin e kaluar 2024/25 kur pas pushimit të FIBA Parakualifikimeve të Kosovës, pati rënie të hatashme. Këtë edicion, pas përballjes Shqipëri – Kosovë (30 nëntor 2025), Bashkimi u fut në një krizë të madhe dhe ngjashëm sikurse edicionin e kaluar, pësoi 5 humbje dhe arriti vetëm 2 fitore, ndaj dy skuadrave që ishin në fund të tabelës.
Ato humbje erdhën si pasoj e largimit të Jan Palokaj te Cibona, pasi Palokaj ishte shtyllë e skuadrës dhe lojtari vendor kryesor rreth të cilit Jovoviqi e kishte ndërtuar planin e lojës por edhe lëndimet e njëpasnjëshme të lojtarëve kryesor të huaj asokohe, si Isiah Cousins, TJ Bickerstaff dhe Kyan Andetrson që mungoi më shumë se tre muaj për shkak të operimit të krahut, pastaj edhe lëndimi i kapitenit Valon Bunjakut që e hendikepoi goxha shumë mbrojtjen e Jovoviqit mirëpo, edhe rënia në formë e lojtarëve vendor, ndikuan në rënien e rezultateve të Bashkimit.

Megjithatë, skuadra tregoi karakter dhe kjo është për t’u përshëndetur .

Hallall i qoftë kryesisë së klubit për qëndrueshmëri dhe besimin që ia dhanë trajnerit Jovoviq duke qëndruar prapa tij, në çdo moment, sidomos kur rezultatet ishin negative dhe Bashkimi hyri në seri të humbjeve.
“Bashkimi i Bashkimit” do ta quaja unë apo “Bashkimi e bënë fuqinë” sepse kryesia e dha sinjalin e qartë tek lojtarët se është 100% prapa trajnerit Jovoviq dhe ekipit të tij së bashku me legjendën Bledar Gjeqaj, Elbesar Gështenjën dhe komplet ekipin e teknik.
Kjo ndikoj pozitivisht te lojtarët të cilët gjithashtu u homogjenizuan dhe që ishte edhe më e rëndësishme, përkrahja e publikut dhe mbështetja të cilën e patën lojtarët portokallinj, qoftë në fitore apo në humbje, ka ndikuar pozitivisht që Bashkimi të ketë edhe një stinor të suksesshëm.

Edhe pse synimi i parë (Kupa e Kosovës) nuk realizua megjithatë, stabiliteti dhe forma e shkëlqyeshme, lojërat e mira, palestra e stërmbushur me ambient fantastik është dëshmia më e mirë se çka do të thotë kur një kryesi e klubit ka plan dhe strategji të qartë duke mos hyrë në aventura të ndërrimit të trajnerëve “sikurse të ishin çorapë”.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme