Basketboll

CRVENZA ZVEZDA KAMPIONE E ABA LIGËS, GJUNJËZON BUDUCNOSTIN NË BEOGRAD

Prishtinë (AsistiOnline) – Crvenza Zvezda e Beogradit është kampionja e re e njërës ndër garat më cilësore të basketbollit në Evropë, ABA Liga.

Zvezda ka mposhtur me debakët në finale(97-54), ekipin e Buducnostit të Podgoricës nga Mali i Zi, ekip i cili nuk ka mundur ta mbrojë edhe sivjet titullin e fituar stinorin e kaluar.

Për gjatë tërë ndeshjes, Zvezda e kishte ndeshjen në duar duke e fituar çdo çerek të ndeshjes madje me qetësi(18-13, 29-8, 27-16, 23-17). Duke arritur krejtë në fund fitore shumë të vlefshme dhe duke e ngritur një trofe tejet të vlefshëm si ai i ABA Ligës.

Për këtë triumf të madh të Zvezdës sonte, kontribuesit kryesorë ishin: Kelvin Rivers me 21 pikë, Dejan Davidovac me 11 pikë si dhe Borisa Simanic me 10 pikë.

Tek Buducnosti asnjë lojtarë çuditërisht nuk arriti pikë dyshifrore.

Komentet janë të mbyllura.