Basketboll

NEW BASKET KAMPION I LIGËS SË DYTË

Prishtinë (AsistiOnline) – KB New Basket nga Prizreni është anëtari më i ri i Ligës së parë tek Meshkujt.

Ekipi prizrenas, ka mposhtur para pak çastesh në finale ekipin tjetër po nga Prizreni, Megasportsin e Edon Godenit me shifrat 59-71, duke siguruar kështu pjesëmarrjen për stinorin e ri në Ligën e parë.

New Basket mposhti në finale, ekipin Megasports me seri të fitoreve 2-1. Përderisa këtu arriti me plotë meritë, pasi mposhti Kaqanikun me seri të fitoreve 2-0 në gjysmëfinale.

New Basket me ç’rast shkruan historinë e klubit, sepse në formim dhe në debutim në basketbollin kosovar inkuadrohet në Ligën e parë.

Ndërsa, finalisti tjetër Megasports luan në ”Play Out” me Vushtrrinë.

Komentet janë të mbyllura.