Bashkimi e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Play Offit kundër Trepçës me rezultat 86:73 vetëm 48 orë pasi kishte triumfuar edhe në derbin e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit, të zhvilluar në Minatori.
Pasi kishin ndarë nga 2 fitore secila në pjesën e rregullt të kampionatit, Bashkimi dhe Trepça të martën mbrëma u takuan në Sezai Surroi në ndeshjen e cila nisi serinë çerekfinale të Play Offit, rreth ky i cili u inaugurua sivjet dhe në të cilin takohen skuadrat nga pozita 3 deri 6, në mënyrë të kryqëzuar ndërsa ky çift ishte përballje e Bashkimit si skuadër e katërt dhe Trepçës së pestë.
Pas shfaqjes së shkëlqyeshme ndaj ish-skuadrës së tij të dielën, Drilon Hajrizi që njëherësh u shpall edhe MVP-i i Javës së fundit, përsëriti perfromancën edhe në Prizren duke arritur koeficientin më të lartë të valorizimit prej plus 30.
Kte herë, në përballje me skuadrën e qytetit të lindjes, Driloni përpak nuk realizoi triple double pasi i munguan nga 1 kërcim dhe 2 asistime. Me 17 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, duke u ndalur 6 herë në mënyrë të palejuar dhe me një efikasitet fenomenal nga gjitha pozitat, Driloni ishte figura kryesore në këtë fitore.
Megjithatë, më efikasi në kte fitore të Bashkimit sërish ishte Jordan Capps i cili përmbushi mestaren e tij më të mirë në ligë duke realizuar 27 pikë dhe shtuar 4 kërcime por edhe një herë rresht ai shpenzoi shumë topa për të arritur këto shifra dhe nga tentimet për tri pikë tentoi 6 herë dhe realizoi vetëm 1 treshe kurse për 2 pikë gjuajti 19 herë dhe shënoi 11 dyshe.
Lojtari i cili përmbylli treshen prizrenase që realizoi pikë dyshifrore ishte faktori befasues në këtë duel, alo-qendra Lamar Uofford i cili shënoi 15 pikë e 4 kërcime.
Trajneri i Bashkimit Sarin në këtë duel e tërhoqi Uoffordin jashtë vijës së treshes dhe i dha detyrën që të bombardoi nga distanca gjë të cilën ai e bëri për mrekulli dhe shumë më mirë se specialistët e skuadrës për këtë punë. Nga 4 tentime, Uoofrod shënoi 3 treshe dhe atë në momente shumë të rëndësishme.
Sa i përket dyshes tjetër nga e cila jemi mësuar të shohim pikë dyshifrore, Haney dhe Martin, ata kësaj here ishin të heshtur. Haney realizoi vetëm 5 pikë kurse Martin shtoi 6 por pati kontribut të madh me 7 kërcime dhe 6 asistime.
Nga ana tjetër , për Trepçën e cila e filloi lojën shumë mirë dhe dominoi lehtë në 20 minutat e para, lojtari më i dobishëm ishte Besnik Azemi që përpak nuk realizoi double double. Edhe pse ende i lënduar ai me vetëmohim po e ndihmon skuadrën e tij dhe në kte duel, për 19 minuta sa i kaloi në parket, realizoi 16 pikë e 9 kërcime por u desh të largohet para kohe për shkak të 5 personaleve. Edhe pse Besniku pati valorizimin më të lartë prej plus 20 , koshashënuesi më i mirë i Trepçës edhe një herë rresht ishte Samir Zekiqi . Ai luajti me 21 pikë dhe 3 kërcime por nuk ja deshi nga tentimet për tri pikë pasi tentoi 6 herë dhe qëlloi vetëm një.
Aaron Anderson me 12 pikë dhe 6 asistime përmbylli treshen e mitrovicasve që shënuan pikë dyshifrore në këtë taki por duhet theksuar se të gjitha këto i realizoi në 15 minutat e para të lojës ndërsa më pas u ndal plotësisht dhe për 25 minuta nuk shënoj asnjë pikë të vetme.
Ata që duhet veçuar nga ky takim ishin edhe fundorët Imer Tahiri, Agon Selmani dhe Valdrin Haxhiu që edhe pse nuk shënuan shumë pikë, e kryen në mënyrë të shkëlqyeshme detyrën në mbrojtje, në veçanti Imeri.
Loja në 3 minutat e para i takoi vendasve që pas shënimit fillestar të Besnik Azemit , me seri prej 7-0 kaluan në avantazh por përgjigja erdhi shpejtë dhe Trepça pas serisë së shpejt prej 6 me 0 sërish kaloi në epërsi të cilën e ruajti deri në fund të dhjetë minutave të parë që përfunduan me rezultat 13 me 16.
Çereku i dytë filloi me shënimin e Drilonit në çka Samir Zekiqi dhe Anderson u përgjigjën me dy dyshe rresht për ta realizuar epërsin më të lartë të Trepçës në kte duel. Ishte kjo periudhë kur mysafirët dominonin mirëpo hyrja e alo-qendrës Uofford ndryshoi gjërat. Pas treshes së tij dhe dyshes së Makasqit, 6 minuta e 6 sekonda pa përfunduar pjesa e parë, rezultati u barazua në 22 me 22 . Në 4 minutat e ardhsme të lojës, rezultati u barazua edhe 4 herë ndërsa Uooford, pas dy gjuajtjeve të lira të shënuara 1 minut e 53 sekonda pa përfunduar çereku i dytë e kaloi Bashkimi në epëri minale prej 32:31.
Në sulmin e radhës , Imer Tahiri u përgji me dyshe në anën tjetër për të rikthyer epërsin minimale të Trepçës kurse skuadrat në 1 minut e 42 sekondat e fundit të 20 minutave të para nuk shënuan më asnjëherë dhe në pushim shkuan me rezultat 32 me 33.
Në vazhdim, 3 minutat e para të çerekut të tretë ishin të niveluara dhe epërsia vazhdimisht ndërronte pronarin por pas dy tresheve rresht të Qëndrim Birajt dhe Uoffordit dhe depërtimit të Cappsit… më pas edhe një treshe të Martinit dhe një serie prej 7 pikëve rresht të Jordan Cappsit me një ngulitje atraktive (51:46) dhe një tresheje (54:48), Bashkimi krijoi 6 pikë epërsi.
Në 2 minutat e fundit Trepça kur fundorët huqën 3 tentime për tri pikë dhe tri tjera për 2 pikë, në skenë doli sërish Besnik Azemi i cili realizoi të dy gjuajtjet e lira dhe pas këti depërtimi shënoi për të afruar rezultatin në 54 me 52.
Në fund të 30 minutëshit, ishte Drilon Hajrizi ai i cili gjeti të lirë Ukan Karanezin që nuk e huqi dhe i dha fund kësaj pjese të lojës me rezultat 56:52.
5 minutat e para të çerekut final ishin të niveluara dhe bashkimi assesi nuk arrinte të shkëputej në rezultat sepse këtë nuk e lejonin fundorët Imer Tahiri dhe Agon Selmani pas dy gjuajtjeve të cilit rezultati sërish u afrua në 2 pikë dallim, 65 me 63.
Nga ky çast, në tre minutat e ardhshme, Bashkimi realizoi seri prej 10 zero të cilën e përmbylli aloqendra Uofford me edhe një treshe për të ngritur avantazhin në 75 me 63 dhe kjo ishte vendimtare që Bashkimi të fitoi duelin dhe kaloi në epërsi prej 1 me 0 në serinë çerekfinale. Ndeshja e kthimit zhvillohet të premtën mbrëma në Mitrovicë.
Komentet janë të mbyllura.