Basketboll

PONTE PRIZRENI – RAHOVECI 72:76  (1:1)

SUPERLIGA – ÇEREKFINALJA E PLAY OFFIT 

Rahoveci e ka barazuar serinë çerekfinale në 1 me 1 ndaj Ponte Prizrenit, pasi e mposhti të premten mbrëma në “Sezai Surroi” me rezultat 72:76.

Në edhe një duel dramatik ndërmjet këtyre dy skuadrave dhe ktë fitore të madhe të Rahovecit,  3 lojtarë shënuan pikë dyshifrore kurse dyshja vendore Qollaku-Koshi ishte ajo e cila shkëlqeu në këtë takim.

Lider i ekipit ishte Arian Qollaku me shfaqje fantastike dhe double – double prej 21 pikëve e 11 kërcimeve.

Ai i cili qëndroi për krahu Arianit ishte fundori i ri Atik Koshi me efikasitet gati perfekt për tri pikë. Për 16 minuta lojë Atiku realizoi 15 pikë, të gjitha treshe. Nga 6 tentime ai qëlloi hiq më pak se 5 herë ndërsa kontribuoi edhe me 4 kërcime, 2 asistime dhe humbi vetëm një top. Thjeshtë thënë, ishte i shkëlqyeshëm.

Edhe një shfaqje të mirë për Rahovecin pati Richardson që gjithashtu luajti me double – double prej 18 pikëve e 12 kërcime dhe shtoi 5 asistime kurse nën mesataren e tij ishte Deshon Minnis që luajti me 8 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa asistoi 6 herë.

Edhe tek Ponte Prizreni vetëm tre basketbollistë e përmbyllen ndeshjen me pikë dyshifrore ndërsa më efikas ishin Elliot Cole e Malcolm Canada, me nga 16 pikë secili.

Veç 16 pikëve, Përderisa Cole pati edhe 6 asistime dhe 4 topa të vjedhur kurse Canada-s i mungoi vetëm një kërcim për double – double, pasi kërceu 9 herë ndërsa shtoi edhe 5 asistime dhe bëri 2 bllokada.

Paraqitje solide në këtë duel pati edhe dyshja Ajazaj – Zenelaj.

Kapiteni Qëndrim Ajazaj ndeshjen e përmbylli me 10 pikë e 6 kërcime, kurse Urimiti mungoi 1 një pikë për dyshifror të dyfishte. Ai shënoi 9 pikë dhe 10 kërcime.

Ponte Prizreni e filloi ndeshjen më mirë dhe në 7 minutat e para krijo epërsi prej 15 me 10 në çka mysafirët nga Rahoveci u përgjigjen me seri prej 6-0 përmes 3-pikëshit të Arian Qollakut, gjuajtjes së lirë të Richardsonit dhe gjuajtjes për dy pikë të Arianit. Kështu, kur në semafor kishin mbetur edhe 2 minuta e 47 sekonda në çerekun e parë, Rahoveci për herë të parë kaloi në epërsi (15:16).

Deri në fund Ponte shënoi 3 pikë dhe Rahoveci 2, për ta përmbyll dhjetëminutshin e parë me barazim, 18 me 18.

 

Në fillim të çerekut të dytë Ponte Prizreni sërish rriti intensitetin e sulmeve dhe dhe pas kësaj treshe të Blend Matoshit krijoj epërsi prej 6 pikëve për Ponten(28:22).

Por, ishte Atik Koshi fenomenal ai i cili doli në skenë dhe me dy treshe ekspres e ngushtoi rezultatin në 29:28.

Deri në fund të pjesës së parë , vendasit dominuan lehtë dhe në pushim shkuan me +3 pikë , 40:37.

Lojë e balansuar u zhvillua edhe në çerekun e tretë gjatë të cilit skuadrat realizuan pikë identike, nga 19 secila.

Mirëpo duhet theksuar se në ktë 10-minutësh epërsia e Ponte Prizrenit shkoi deri në +7, siç ishte momenti kur Ajazaj me këto 2 pikë e ngriti rezultatin në 56-49, kur kishin mbetur 3 minuta e 10 sekonda deri në fund ndërsa nga ana tjetër Rahoveci ndërmori seri prej 7 me 3 të cilën e përmbylli James Stanback me ktë 2-pikësh dhe vulosi rezultatin e 30 minutave lojë,59:56.

Thyerja e lojës u bë në çerekun e fundit të cilin vreshtarët e fituan me rezultat 13:24.

Në kte çerek Rahoveci  kaloi përsëri në epërsi, pas plotë 23 minutave lojë.

Më saktësisht, kur kishin mbetur 8 minuta e 28 sekonda deri në fund, Richardson shënoi këto 2 pikë për 61:62, por në aksionin e radhës Zenelaj ndalet në mënyrë të palejuar dhe nga gjuajtjet e lira realizoi vetëm një duke barazuar rezultatin në 62 me 62.

Ky ishte barazimi i fundit në ndeshje pasi në aksionin vijues Richardson realizoi 3-she për 62:65 dhe nga ky çast mysafirët më nuk e lëshuan epërsinë.

Fal treshes së Junikut pastaj, 4 pikëve të Qollakut dhe katër gjuajtjeve  të lira të qëlluara nga Minnisi dhe në fund Richardsoni, vreshtarët shënuan fitoren e madhe që i mban në lojë dhe e dërgon serinë çerekfinale në ndeshjen e tretë e cila zhvillohet të dielën në impiantin vullkanik “Mizhir Isma” të Rahovecit.

 

Komentet janë të mbyllura.