Basketboll

VUSHTRRIA ME FITORE TË THELLË KONFIRMOHET NË LIGËN E PARË, MEGASPORTS MBETET ATY KU ISHTE

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Vushtrrisë e ka konfirmuar qëndrimin në Ligën e parë, së paku edhe për një sezon.

Ekipi nga qyteti i Vushtrrisë e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të ”Play Out”-it skuadrën e Megasports nga Prizreni, me rezultatin e thellë 84-50. Ndërsa dje, vushtrriasit kishin fituar poashtu në Prizren dhe sot konfirmuan qëndrimin në Ligën e parë.

Ndërsa ekipi i Edon Godenit, Megasports do të bëjë gara së paku edhe për një stinor në Ligën e dytë.

Komentet janë të mbyllura.