SOT MËSOHET EMRI I KAMPIONIT NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e pestë finale e ‘’Play Off’’-it në Superligën e Femrave.
Bashkimi i Prizrenit që në këtë seri finale e pati përparësinë e terenit vendas, pret në ‘’Sezai Surroi’’ skuadrën e vashave të Prishtinës.
Momentalisht seria e fitoreve është e barabartë 2-2. Ndërsa me fitoren e mundshme të cilësdo skuadër sonte, shpallet kampioni i Kosovës në Superligën e Femrave për edicionin 2018/19.
Kampione aktuale të Kosovës, janë pikërisht vashat e Bashkimit që mposhtën ato të Prishtinës vitin e kaluar.
Ndeshja e sontme nis në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. E cila po bënë revolucion në basketbollin kosovar.
Komentet janë të mbyllura.