Basketboll

BASHKIMI – Z MOBILE PRISHTINA 95:98 (0:3)

SUPERLIGA PLAY OFF – NDESHJA E 3-TË GJYSMËFINALE

Z Mobile Prishtina ka kaluar në finale të Play Off-it pasi të dielën mposhti Bashkimin 95:98 dhe fitoin ndeshjen e tretë rresht në serinë gjysmëfinale.

 Në kte fitore, 3 basketbollistë të “kaltër e bardhve” realizuan pikë dyshifrore .

 Më efikasi ishte Mikaile Tmusiqi me 30 pikë , prej tyre 8 treshe fantastike ndërsa u veçua edhe me efikasitet të lartë nga gjuajtjet e lira pasi shënoi të gjitha 4 tentimet

 Plejmejkeri amerikan Divine Myles pati edhe një ndeshje fantastike me edhe një double – double prej 26 pikëve e 12 asistimeve ndërsa kërceu 7 herë e vodhi 3 topa.

Edhe Ahmed Bashir luajti shkëlqyeshëm me 25 pikë e 7 kërcime kurse Denis Krestinin, edhe pse realizoi vetëm 8 pikë, katër nga to i realizoi në momentet vendimtare që në fund përcaktuan fituesin e kësaj përballjeje.  Krestinin shtoi edhe 8 kërcime dhe 2 bllokada.

 Nga ana tjetër tek Bashkimi më efikasi ishte Drilon Hajrizi me 26 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe i munguna nga 1 kërcime 2 asistime për triple-double. Duhet theksuar se ai qëlloi 6 treshe nga 9 tentime për të udhëhequr 5 lojtar të prizrenasve që realizuan pikë dyshifrore.

 Jordan Capps në kte ndeshje shënoi 22 pikë e 4 asistime ndërsa kontributi i qendrës

Lamar Ëofford në duelin e fundit sezonal ishte 15 pikë e 7 kërcime .

Listën e lojtarëve që shënuan pikë dyshifrore e përmbyllen Steven Haney e Ujkan Karanezi.

Haney realizoi 14 pikë , ndër to 3 treshe nga 5 tentime, kurse Karanezi shtoi 10 pikë.

 Bashkimi e nisi e filloi lojën me seri prej 6 me 2 mirëpo kryeqytetasit u përgjigjen me barazim rezultati pas dy gjuajtjeve të lira të sakta nga Mikael Tmusiqi (6:6).

Më pas kishim një duel të trepikëshave nga Drilon Hajrizi për Bashkimi dhe nga ana tjetër Ahmed Bashiri, për edhe një barazim  9 me 9.

Nga ky moment e deri në fund të çerekut të parë, Z Mobile Prishtina ndërmori seri prej 12 me 5 dhe pas 10 minutave lojë semafori krijoj epërsi prej +7 (14:21).

 Në çerekun e dytë Bashkimi ishte për një nuancë skuadër më e mirë se Z Mobile Prishtina. Fillimish, Bashkimi realizoi seri prej 8 me 2 dhe afruar minusin në vetëm 1 pikë(22:23) duke detyruar Damir Mullaomeroviqin të kërkojë time out.

Me tu kthyer në parket mysafirët eksploduan me seri 8 me 0 fal 2 tresheve të Bashirit dhe Myles-it si dhe 2 pikëshit të Bunjakut për epërsinë 22:31.

Kte avantazh mysafirët e mbajtnë deri në 2 minutat e fundit kur Bashkimi përmes Karanezit, treshes së Steven Haneyt dhe dy gjuajtjeve të lira të Martinit në fund, realizoi seri 9 me 4 dhe pas 20 minutave afroi rezultatin në 41me45, vetëm +4 për mysafirët.

 Në fillim të çerekut të tretë në tre raste Bashkimi e ngushtoi në minimum, së fundi kur Ujkan Karanezi në minutën e 25 të ndeshjes shënoi kte 2-pikësh për 57:59 ndërsa më pas prishtinasit  filluan shkëputjen graduale të rezultatit ku pas përfundimit të 30 minutave lojë semafori tregonte +10 për kryeqytetasit (67:77).

 Çereku i fundit i ndeshjes ishte dramatik, emocionues dhe spektakolar.

Qysh në fillim, pas shënimit të Tmusiqit për 67 me 79, Bashkimi edhe pse kishte minus prej 12 pikëve startoj me 3 treshe radhazi të Hajrizit, Haneyt e Uoffordit  për 76:81.

 Ndërkohë, pas shënimit të Mylesit për 82:90, kur kishin mbetur edhe 4 minuta e 12 sekonda deri në fund, prizrenasit ndërmmarin edhe një ofensivë të stuhishme dhe tejet atraktive të cilën e filloj Driloni me treshe, e vazhdoi Capps me ngulitje dhe e përmbylli Haney me një tjetër treshe për 8 me 0 dhe barazim rezultati në 90 me 90, kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 32 sekonda deri në fund. 

 Në minutat e mbetura, Prishtina ishte më e koncentruar dhe fal Bashirit, pastaj katër pikëve rresht të Krestininit në momentet vendimtare dhe dy gjuajtjeve të lira të Tmusiqit, bëri seri prej 8 me 2 kurse ndërsa treshja e Drilonit, 9 sekonda para se të përmbyllej takimi vendosi rezultatin final, Bashkimi 95 – Z Mobile Prishtina 98

 Prishtinasit i revanshohen Bashkimit për disfatën e vjetme dhe kalojnë në finale ku do ta takohen me Rahovecin në serinë prej 5 ndeshjeve që starton të dielën e ardhshme me 5 maj, nga ora 17,  në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Kryeqytet.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.