Basketboll

SERIA FINALE NIS TË ENJTËN

Prishtinë (AsistiOnline) – Janë caktuar dy finalistët të cilët do të luajnë në finalen e madhe të ‘’Play Off’’-it të Superligës së basketbollit kosovar.

Z Mobile Prishtina – Rahoveci, do të jetë ndeshja finale që do ta përcaktojë fituesin e titullit të kampionit të sivjetmë në elitën e basketbollit kosovar.

Z Mobile Prishtina hyn në finalen ndaj Rahovecit si lidere e stinorit të rregullt, duke mposhtur në gjysmëfinale Bashkimin me seri të fitoreve prej 3-0.

Ndërsa, Rahoveci mbërriu në finale pasi mposhti Golden Eagle Yllin poashtu 0-3. Dhe në stinorin e rregullt të Ligës pati përfunduar si i treti.

Dy skuadrat kanë luajtur edhe në finale të Kupës së Kosovës. Aty pati fituar poashtu Prishtina thellë 96-60. Duke fituar Kupën e Kosovës.

Ndeshja e parë e serisë finale, luhet këtë të enjte në Prishtinë nga ora 19:00.

Sistemi finalë, është ardhje vajtje, 1-1-1-1-1. Ekipi që arrin tre fitore shpallet kampion i Kosovës.

Vlen të ceket se kampion aktual është KB Bashkimi nga Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.