Basketboll

PARA FINALES: SI QËNDROJNË PRISHTINA E RAHOVECI NË NDESHJE TË NDËRSJELLA

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina – Rahoveci, do të jetë ndeshja finale që do ta përcaktojë fituesin e titullit të kampionit të sivjetmë në elitën e basketbollit kosovar.

Z Mobile Prishtina hyn në finalen ndaj Rahovecit si lidere e stinorit të rregullt, ndërsa duke mposhtur në gjysmëfinale Bashkimin me seri të fitoreve prej 3-0 arriti finalen.

Ndërsa, Rahoveci mbërriu në finale pasi mposhti Golden Eagle Yllin poashtu 0-3. Dhe në stinorin e rregullt të Ligës pati përfunduar si i treti.

Sa i përket ndeshjeve të ndërsjella mes finalistëve, Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci janë takuar 4 herë, prej tyre që të katërtat ndeshje i ka fituar Prishtina(107-86, 93-79, 89-70, 91-94).

Dy skuadrat kanë luajtur edhe në finale të Kupës së Kosovës. Aty pati fituar poashtu Prishtina thellë 96-60. Duke fituar Kupën e Kosovës.

Ndeshja e parë e serisë finale, luhet sonte në Prishtinë nga ora 19:00.

Sistemi finalë, është ardhje vajtje, 1-1-1-1-1. Ekipi që arrin tre fitore shpallet kampion i Kosovës.

Vlen të ceket se kampion aktual është KB Bashkimi nga Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.