Basketboll

VËMENDJE: STREETBALL KOSOVA 2019, PO VJEN

Prishtinë (AsistiOnline) – Adhurues të dashur të Streetballit dhe topit të basketbollit në përgjithësi, bëhuni gati për një verë të nxehtë me basketboll në 3×3 në vendin tonë.

Është zyrtarizuar dita e fillimit të Streetball Kosova 2019, edicioni i radhës i garës 3×3, që luhet në 7 qytetet më të mëdha kosovare dhe që si gjithnjë premton spektakël verorë për adhuruesit e Streetballit në vendin tonë.

Nga 5 korriku e deri më 27 të po këtij muaji, Streetball Kosova do të zbarkojë nëpër qytetet më të mëdha të Kosovës dhe adhuruesit e Streetballit do të kënaqen me garë fer dhe korrekte nga ekipet të cilat sivjet, pritet të jenë të shumta por edhe tejet cilësore.

Për më shumë detaje, befasitë, kënaqesitë dhe bukuritë që na presin …gjatë ditëve në vijim!

Tradita vazhdon, edhe sivjet shumë “Muzikë, diell dhe kënaqësi me ‘’Streetball Kosova 2019’’.

Komentet janë të mbyllura.