Basketboll

RAHOVECI SOT MIKPRITËS I NDESHJES SË DYTË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet ndeshja e dytë e finales së ‘’Play Off’’-it në Superligën e Basketbollit tonë.

Në Palestrën e lëshuar sivjet në funksion ‘’Mizahir Isma’’, Rahoveci e pret klubin nga kryeqyteti, Prishtinën. Duel i cili pritet të zgjojë kërshërinë e gjithë qytetit të Rahovecit.

Për Rahovecin fitorja në këtë duel është shumë e rëndësishme sepse mund ta barazojë serinë e fitoreve në 1-1. Ndërsa, Prishtina me fitore eventuale ngritë serinë finale në 2-0 dhe i afrohet titullit jashtëzakonisht shumë.

Ndeshja nis në ora 17:00, përderisa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, që po bën revolucion në basketbollin tonë, Art Motion si dhe Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.