Basketboll

TEUTA FITON FINALEN E PARË TË SUPERLIGËS NË SHQIPËRI

Prishtinë (AsistiOnline) – Teuta e Durrësit ka shënuar fitore ndaj Goga Basketit në kuadër të finales së Superligës Shqiptare të Basketbollit.

Ekipi i Teutës që po drejtohet nga Afrim Bilalli ka arritur të mposht Goga Basketin, pas vazhdimeve me shifrat 84-88 dhe kështu ka marrë avantazhin e serisë në 1-0.

Në fitoren e sontme tejet dramatike të Teutës sonte kontribuan, Endrit Hysenagolli me double, double(20pk, 10krc). CJ Wilson me 18 pikë dhe Kevin Brown e Genti Lasku me nga 17 pikë.

Tek Goga Basket nuk mjaftuan për fitore, Kevin Allen me double, double(29 pk, 16krc) e Nikolla Dokovic me 16 sosh.

Ndeshja e dytë finale luhet të mërkurën në Durrës.

Komentet janë të mbyllura.