Basketboll

MËSOHET TERMINI I FINALES SË KATËRT

Prishtinë (AsistiOnline) – Është mësuar edhe dita dhe ora e ndeshjes së katërt finale në ‘’Play Off’’-in e Superligës së Basketbollit tonë.

Të premtën me fillim nga ora 20:30, në ‘’Mizahir Isma’’ takohen Rahoveci dhe Prishtina të cilat ekipe do ta kërkojnë fitoren në këtë sfidë shumë të vlefshme.

Momentalisht seria finale është 2-1 në të mirë të Prishtinës dhe këta të fundit do ta kërkojnë fitoren nesër për tu shpallur kampion. Në anën tjetër, Rahoveci do ta kërkojë barazimin e serisë për ta shtyer emrin e kampionit për të dielën.

Ndeshja transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion si dhe Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.