Basketboll

PORTLANDI FINALISTI I DYTË I PERËNDIMIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Portland Trail Blazers është finalisti i dytë i konferencës perëndimore në NBA.

Portland ka mposhtur para pak çastesh në ndeshjen e shtatë(96-100), ekipin e Denver Nuggets për të kaluar në finale, aty ku e pret kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors.

Për ta fituar ndeshjen e shtatë dhe njëherazi vendimtare, ekipit të Portlandit iu deshtë të djersitej fortë, sepse skuadra E Denverit nuk u dorëzua deri në sekondat e fundit të ndeshjes. Madje Portland bëri përmbysje, sepse në një periudhë të lojës ishte në deficit deri në -17 pikë.

Mc Collum me 37 pikë, Evan Turner me 14, si dhe Damian Lillard me 13 sosh, ishin kontribuesit kryesorë në këtë super-fitore të Portlandit sonte.

Përderisa, tek Nuggets u dallua qendra serbe, Nikolla Jokic me double, double(29pk, 13krc), Jamal Murray me 17 pikë, si dhe Gary Harris me 15 pikë.

Me këtë fitore, Portlandi kalon në finale të konferencës perëndimore aty ku e pret Golden State. Ndërsa për Denverin përfundon ky stinor tejet i suksesshëm.

 

Komentet janë të mbyllura.