Basketboll

WARRIORS E NISIN ME FITORE FINALEN E KONFERENCËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Kampioni në fuqi i NBA-së, ka fituar pa telashe në ndeshjen e parë të finales Perëndimore ndaj Portland Trail Blazers.

Ekipi i drejtuar nga Steve Kerr, ka shënuar fitore më të lehtë se që është pritur ndaj Portlandit, duke marrë avantazhin e serisë finale në 1-0.

Warriors në tërësi e kontrolluan takimin ndaj Blazers, duke bartur epërsinë gjatë tërë ndeshjes. Kjo bëri që rezultati në fund të ishte 116-94.

Stephen Curry me 36 pikë, Klay Thompson me 26 pikë, si dhe Draymond Green me double, double(12pk, 10krc) ishin pikëshënuesit dyshifrorë tek Warriors.

Tek Portlandi, Damian Lillard me 19 pikë, Rooney Hood e Mc Collum me nga 17 pikë, ishin më të dalluarit.

Me këtë fitore të arritur, Golden State Warriors tregon forcën e vërtetë dhe merr avantazhin e finales së Konferencën Perëndimore ndaj Portlandit 1-0.

Komentet janë të mbyllura.