TRE FITORE RRESHT, PËRMBYSIN SERINË
Prishtinë (AsistiOnline) – Toronto Raptors e ka treguar fytyrën e vërtetë në ndeshjen e pestë të finales së Konferencës Lindore në NBA.
Ekipi kanadez që po drejtohet nga trajneri amerikan Nick Nurse, ka arritur ta fitojë edhe ndeshjen e tretë radhazi ndaj Milwaukee Bucks me shifrat 105-99.
Në fakt ndeshja ishte shumë interesante, përgjatë tërë minutave. Duke bërë që fituesi i duelit të përcaktohej vetëm në sekondat e fundit. Për fitore më të vëmendshëm, në fund ishin mysafirët nga Kanadaja.
Më të spikaturit në fitoren e madhe të Raptors në mesnatë ishin, me 35 pikë, 7 kërcime e 9 asistime. Përderisa u dalluan edhe Fred VanVleet me 21 pikë, si dhe Kyle Lowry me 17 pikë e Pascal Siakam me 14 sosh.
Tek Bucks s’mjaftuan për fitore, 24 pikët e Giannis Antetokounmpos, por as 20 sosh të Eric Bledsoe.
Me këtë fitore, Toronto barazonë serinë finale në K.Lindore në 2-2 dhe edhe ndeshja e radhës luhet në parketin e Bucks.
Komentet janë të mbyllura.