Basketboll

MINISTRI I SPORTIT SHPËRBLEN KBF PRISHTINËN PËR TITUJT E KAMPIONIT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në takim delegacionin e KBF Prishtina, duke i uruar dhe shpërblyer për titujt e fituar sivjet në konkurencën e femrave.

Ju sjellim fjalimin e Ministrit Gashi pa ndërhyrje:

‘’Sot prita në takim KB “Prishtina” 🏀 në kategorinë e femrave, të cilat gjatë vitit 2019 kanë fituar Super Kupën, Kupën e Republikës së Kosovës dhe titullin Kampion 🏆🏆🏆🇽🇰

Sportistet i përgëzova për sukseset e tyre si dhe konfirmova mbështetjen time dhe të MKRS-së për vashat e kryeqytetit. Gjithashtu ndava edhe 10 mijë euro si shpërblim dhe si shenjë mirënjohje e motivimi për punën dhe përkushtimin e tyre drejt këtyre sukseseve. Urime Prishtinë”, është shprehur Gashi.

Prishtina sivjet si në Superkupë, ashtu edhe në Kupë dhe Ligë mposhti Bashkimin e Prizrenit në finalet e arritura.

Komentet janë të mbyllura.