Basketboll

RAHOVECI NË CHAMPIONS LEAGUE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ashtu siç kishte paralajmëruar ASISIOnline ditë më parë, ashtu edhe po del. Rahoveci të luajë në gara europiane.

Ekipi ‘’vreshtarë’’ nëpërmjet një lajmërimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ka konfirmuar se në stinorin e ardhshëm mund të luajë në njërën ndër garat më të forta të basketbollit në Europë/Champions League, por në rast se nuk i konfirmohet kërkesa këtu, të luajë në FIBA Europe Cup.

E në rast se Rahoveci dështon të luaj në garat e lartëcekura, opsion mbetet që klubi të luajë në Ligën Ballkanike, por sipas kumtesës zyrtare fati i Rahovecit për në gara ndërkombëtare do të dihet në ditët e ardhshme, për çka AsistiOnline do t’ju mbajë të informuar, andaj qëndroni me ne.

Sivjet Rahoveci shkruajti historinë e klubit, kjo për faktin se arriti dy finale historike për herë të parë në histori të klubit, finalen e Kupës si dhe të Ligës, në të dyja finalet u mposht nga Prishtina.

 

Komentet janë të mbyllura.