Basketboll

NË MESNATË SUPER-FINALJA E RADHËS NË NBA

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte në mesnatë luhet ndeshja e katërt finale e ”Play Off”-it të NBA-së, ndërmjet Golden State Warriors dhe Toronto Raptors.

Para kësaj ndeshje që nis sonte në orën 02:00 pas mesnatës, lajme të mira deri diku kanë ardhur për kampionët aktualë të garës, Golden State Warriors.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të ekipit, Klay Thompson do të rikthehet nga lëndimi për këtë ndeshje. Ndërsa lajm i keq për kampionët vazhdon të mbetet mungesa e super-yllit Kevin Durant.

Aktualisht Toronto udhëheqë në seri 2-1 ndaj Warriors. Përderisa edhe ndeshja e sontme luhet në ”Oracle Arena” të Goldenit.

Komentet janë të mbyllura.