Basketboll

FITON KAMPIONI, NGUSHTOHET SERIA

Prishtinë (AsistiOnline) – Golden State Warriors e ka fituar ndeshjen e pestë të serisë finale në NBA ndaj Toronto Raptors.

Warriors që janë kampionë aktualë të garës, kanë arritur që me fitoren e mesnatës ta ngushtojnë serinë finale në 3-2 dhe kështu ta shtyejnë emrin e kampionit së paku edhe për një ndeshje.

Qysh në start, Warriors e nisën më mirë takimin duke e mbyllur çerekun e parë +6(28-34), ndërsa në çerekun e dytë pati barazpeshë pasiqë të dyjat skuadrat shënuan nga 28 pikë dhe pjesa e parë mbaroi 56-62.

Loja e fortë dhe e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, çereku i tretë poashtu krijoi një barazpeshë në lojë(22-22), ndërsa në çerekun e fundit përkundër se Toronto e fitoi periudhën me +5, pikët e pranuara nga çereku i parë ishin fatale për Toronton ngase Warriors në fund dolën fitues minimalisht 105-106.

Për këtë fitore të madhe të Warriors, rolin kryesorë e patën, Steph Curry me 31 pikë, Klay Thompson me 26 pikë, ndërsa i rikthyeri nga lëndimi, Kevin Durant realizoi 11 pikë, por i cili u lëndua përsëri dhe ende nuk dihet se a do të mungojë tutje.

Tek Toronto u dalluan, Kawhi Leonard me double, double(26pk, 12krc), si dhe Kyle Lowry me 18 pikë, që s’mjaftuan për triumf historik.

Me këtë fitore, Golden State Warriors ngushton serinë finale ndaj Torontos në 3-2 dhe ndeshja e radhës tash luhet të premtën rreth orës 03:00 pas mesnatës.

https://m.youtube.com/watch?v=C1nT2xN7cwo

 

Komentet janë të mbyllura.