PAS SHUMË SPEKULIMEVE PËR TË ARDHMËN E TIJ, MUSAB MALA RRËFEHET EKSKLUZIVISHT PËR ASISTIONLINE.COM

0

Një nga basketbollistët që la gjurmë në sezonin 2018/19 padyshim se është lojtari aktual i KB Lipjani, më të cilën ai vetëm përmes Play Out-it siguroi qëndrimin edhe paktën për një vit në Superligë.

Menjëherë pas përfundimit të sezonit 2018/18 filluan spekulime të mëdha rreth së ardhmën së Malës duke e afruar atë me disa skuadra me emër në basketbollin kosovar.

Asistionline.com e kontaktoi Musab Malën, i cili me disa fjalë të shkurtëra tha se akoma nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij për sezonin e ardhshëm, duke shtuar se momentalisht nuk ka asgjë të re në këtë aspekt.

“Të ju them shumë sinqerisht se momentalisht nuk ka asgjë të re. Të gjitha spekulimet e deritanishme rreth së ardhmës time janë vetëm fjalë, por në atë çast kur do të ketë diçka të re une do ta bëjë menjëherë publike”, tha Mala, ekskluzivisht për Asistionline.com.