Basketboll

KOSOVA(U-20) SONTE LUAN KUNDËR RUSISË

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme pritet të nisë turneu miqësorë në basketboll i organizuar nga Maqedonia Veriore, ku pritet të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja jonë e meshkujve(U-20).

Ndeshja hapëse e turnet, luhet sonte dhe pikërisht Kosova do të luajë kundër shtetit të fuqishëm Rusisë. Ndeshje kjo që nis në orën 20:15.

Një ditë më pas do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore nga ora 18:00 dhe më 23 qershor kundër Malit të Zi nga ora 20:15. Gjatë qëndrimit në Shkup, Kosova do t’i zhvillojë edhe katër stërvitje.

Më parë Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë Veriore, duke pësuar 68:67, derisa turneu në Shkup do t’i ndihmojë që të përgatiten sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Portugali, nga 12 deri më 21 korrik.

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Komentet janë të mbyllura.