Basketboll

EKSKLUZIVE: FERONIKELI NË BISEDIME ME YLLIN E SUPERLIGËS

Në sezonin e parë në Superligë, KB Feronikeli me gjasa të mëdha ka vendosur që të formojë skuadër të fortë për sezonin e ri të garave.

Pas vazhdimit të kontratave me Arti Hajdarin, Muhamedali Janjevën dhe Beqë Kovaqin dhe bisedimeve për ta transferuar në skuadër yllin e KB Trepça, Samir Zekiqin, zyrtarët e Feronikelit janë duke zhvilluar bisedime edhe me asistuesin më të mirë të Superligës sezonin e kaluar, Leonard Mekaj, mëson ekskluzivisht Asistionline.com nga burimet e sigurta.

Image result for lEONARD MEKAJ

Gjithmonë sipas burimeve të sigurta që ka Asistionline.com, bisedimet e zyrtarëve të Feronikelit me Leo Mekajn kanë avancuar përpara por deri të marrëveshja përfundimtare efekt të madh mund të ketë edhe një përgjigjie pozitive për pjesëmarrje në Balkan League.

Kujtojmë që Mekaj sezonin e fundit ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe ishte asistuesi më i mirë i Ligë, mirëpo tani ai nuk ka konmtratë me klubit therandas./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.