Basketboll

KY ËSHTË ORARI I NDESHJEVE TË PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS 3X3 NË KONSTANCA TË RUMANISË

Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 në baskë kte vikend do të jetë për herë të parë në histori pjesëmarrëse e kualifikimeve për FIBA 3X3 Europe Cup që mbahet në Konstanca të Rumanisë nga 29 – 30 qershori.

Fillimisht Pëerfaqësuesja 3×3 e Kosovës ishte caktuar në grup me Belgjikën, Irlandën dhe Andorrën, organizatorët kanë bërë ndryshime në momentin e fundit, duke I vendosur “Dardanët” në grup me Slloveninë dhe Andorrën.

Kosova 3×3 kualifikimet nuk do ti fillojë të shtunën ashtu siq ishte parashikuar por të dielën.

Përfaqësuesja 3×3 e Kosovës ndeshjet kualifikuese për FIBA 3X3 do ti fillojë ditën e dielë nga ora 09:25 dhe do të ballafaqohet me Slloveninë ndërsa duelin tjetër do ta zhvillojë nga ora 10:15 dhe do të takohet me Andorrën./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.