Basketboll

PONTE PRIZRENI VAZHDON KONTRATËN ME QËNDRIM AJAZAJN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit po vazhdon me forcimin e skuadrës për stinorin e ri.

Ekipi prizrenas ka publikuar lajmin se ka vazhduar kontratën me lojtarin prizrenas, Qëndrim Ajazaj.

“Kapiteni i skuadrës tonë, Qëndrim Ajazaj sot ka rinovuar edhe për një vit. Drejtori i klubit dhe lojtari në fjalë kanë arritur marëveshje specifike ngase Ajazaj është student pranë fakultetit të Mjekësisë – Stomatologji. Por kapiteni do sakrifikojë sërish edhe për sukseset e rradhës dhe do llogaritet si njëri ndër shtyllat e skuadrës”, thuhet në shkrimin e klubit nga Prizreni.

Pas renovimit të Malcolm Canada, Blendi Matoshi, Mendrit Ademi me Ajazajn ngritet në 4 numri i vazhdimeve të kontratave tek Ponte Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.